Brazili ka fituar sot ndaj Zvicrës me rezultatin 1-0 për të siguruar kalimin tutje në fazën e eliminimit të Kupës së Botës.
Golin e vetëm në këtë duel e ka shënuar Casemiro në fundin e takimit, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Neymar i cili ishte i lënduar dhe nuk luajti – me anë të një postimi shkruajti se Casemiro ka kohë që është mesfushori më i mirë në botë.
“Casemiro ka qenë për një kohë të gjatë mesfushori më i mirë në botë”, shkruan Neymar në Twitter.
/GazetaBlic Sport
Casemiro é o melhor volante do mundo há muito tempo
— Neymar Jr (@neymarjr) November 28, 2022