Kupa e Botës 2022

“Çartet” ish futbollisti serb: Kjo na ndodhë vetëm neve, kurrë nuk do t’i ndodhë Kroacisë!

11/28/2022 16:24
nga:Lorik J

Ndeshja mjaft interesante është luajtur mes Serbisë dhe Kamerunit në kuadër të xhiros së dytë të Grupit G të Botërorit në Katar. 

Kombëtarja e Kamerunit barazoi me rezultatin 3-3 ndaj Serbisë, me ç’rast morën një pikë të artë, përcjell GazetaBlic Sport.

Dragisa Binic, ish futbollist serb ka kritikuar ashpër kombëtaren serbe, duke thënë se kjo është e papranueshme.

Çfarë ndodhi me Serbinë?

“Nuk e kam idenë se çfarë ka ndodhur. Asgjë nuk është e qartë për mua. Ishte sikur donim qëllimisht të mos fitonim. Jemi 3:1, u kthyem pas golit tonë, kishim gjithçka, nuk do të na jepnin gol deri nesër, dhe pastaj me atë lloj mbrojtjeje…”, tha fillimisht ai për mediumin Index.

“Thjesht nuk e kuptoj ideja e kujt ishte të dërgojë mbrojtjen kaq lart me lojtarë që nuk janë fizikisht të aftë, kush ua tha këtë lojtarëve. Ishte vendim i trajnerit apo i lojtarit? Nuk di çfarë të them sepse asnjë trajner nuk do ta bënte këtë. Një gjë e tillë nuk mund t’i ndodhë kurrë Kroacisë, mund të na ndodhë vetëm neve”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport