Lajme

Arrestohet lipjanasi në Prizren, dyshohet për një seri vjedhjesh

11/28/2022 13:36
nga:N M

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një të dyshuar të moshës 25 vjeçar nën dyshimin për disa vjedhje të kryera nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, si në Lipjan dhe Prizren, raporton Gazeta Blic

Ai është arrestuar nga policia e Prizrenit me kërkese të policisë së Lipjanit, mëngjesin e ditës së sotme.

Njoftimi i policisë pa ndërhyrje:

Me date 28.11.2022, rreth orës 09:20 , zyrtaret policore patrullues te Stacionit Policor Prizren – Veri, ne fshatin Korishe te Prizrenit kane arrestuar te dyshuarin P.G.( 25 vjeqar).
Arrestimi i te njëjtit është bere me kërkese te Sektorit te Hetimeve te Stacionit Policor te Lipjanit për shkak te ekzistimit te dyshimit te arsyeshëm se i dyshuari P.G. është i përfshire ne një seri te rasteve
“Vjedhje e Rende’
Po ashtu i dyshuari P.G. është duke u hetuar edhe për disa raste te “Vjedhje e Rende “ ne zonën e përgjegjësisë te Stacionit Policor Prizren – Veri.
I dyshuari P.G. pas arrestimit te tije ,nga ana e Hetueseve Policor te Lipjanit është shoqëruar ne Stacionin Policor te atjeshëm për ndërmarrjen e veprimeve tjera te nevojshme hetimore.
Për te gjitha veprimet e ndermara lidhur me ketë ,është njoftuar Prokurori i Shtetit.