Kameruni ka arritur të marrë një barazim ndaj Serbisë.
“Luanët e pa etur” barazuan ndaj serbëve me rezultat 3-3, shkruan GazetaBlic Sport.
Të parët në avantazh kaluan afrikanët me golin e Castelletto në minutën e 29’të të takimit.
Pas kësaj serbët realizuan 3 herë me Pavlovic, Milinkovic Savic dhe Mitrovic, para se Aboubakar të hynte në lojë.
Aboubakar u inkuadrua në minutën e 55’të kurse realizoi në minutën e 64’të një gol spektakolar dhe asistoi tjetrin për Chupo Moting në minutën e 66’të.
/GazetaBlic Sport/