Trajneri Zekirja Ramadani, tha në emisionin Botërori Special në Klan Kosova se qëllimi i kombëtares së Gjermanisë nuk është ta fitojë këtë kampionat botëror.
Sipas tij, gjermanët e kanë qëllim që ta fitojnë Kampionatin Evropian që mbahet pas dy vjetësh në këtë vend.
“Ndryshimi i futbollistëve të reprezentacionit të Gjermanisë duhet që të jemi të gjithë skeptik se si do të kombinoheshin, dhe si do të ambientoheshin me njëri-tjetrin. Madje edhe humbja nga Japonia duket se iu dha të drejtë kritikuesve. Ishte ndoshta koha e shpejt për ndryshimin e kombëtares së Gjermanisë”, tha Ramadani.
“Por, unë jam i bindur se këtë e kanë bërë me një qëllim për shkak se pas dy vjetëve Kampionati Evropian mbahet në Gjermani. Dhe synim i tyre është që ta fitojnë këtë kampionat si vendas”.