Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, ka refuzuar të komentojë mbi hetimin e FIFA-s për një flamur nacionalist në dhomën e zhveshjes së ekipit në Kupën e Botës në Katar.
“Pyetja tjetër,” tha Stojkovic të dielën në përgjigje të një pyetjeje përkatëse nga një gazetar në lidhje me flamurin.
Organi qeverisës i futbollit FIFA nisi një hetim pasi dolën fotografi të një flamuri nacionalist serb të varur në dhomën e tyre të zhveshjes.
Në flamur shihet harta e Kosovës nën ngjyrat kombëtare serbe me shkrimin: S’ka dorëzim.
Pretendimi i serbëve as nuk është i vërtetë, e as nuk është i ligjshëm, andaj FIFA pritet të marrë masa.
/GazetaBlic Sport