Maroku ka shkaktuar befasinë e radhës në Kupën e Botës.
“Djajtë e Kuq” pësuan humbje nga marokienët me rezultat 0-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Maroku gjatë gjithë kohës ishte më e rrezikshme kur edhe arritën të shënonin golin e fitores në pjesën e dytë.
Ishte Sabiri ai që shënoi golin e parë nga goditja e dënimit në minutën e 73’të të takimit.
Fitoren e vulosi, Aboukhlal kur realizoi pas asistimit të Ziyech në minutën e 93’të të ndeshjes.
Belgjikës i vështirësohen punët për të dal në fazën eliminatore nga grupi pasi ka 3 pikë, por ndeshjen e ardhshme e luan ndaj nënkampionit në fuqi të Kupës së Botës, Kroacisë.
/GazetaBlic Sport/