Kupa e Botës 2022

Benzema mungon me Francën, por do marr medalje nëse ‘gjelat’ fitojnë Kupën e Botës

11/27/2022 14:17
nga:E K

Karim Benzema mund megjithatë të regjistrohet si fitues i Kupës së Botës.

Fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema nuk është duke u paraqitur me kombëtaren e Francës dhe s’është i grumbulluar me grupin.

Benzema pësoi një lëndim para grumbullimit, dhe nuk udhëtoi dot për në Katar.

Por, sipas ‘RMC Sport’, meqë Franca nuk ftoi asnjë zëvendësues për të, Benzema do të mund të marrë medaljen e fituesit, nëse francezët fitojnë Kupën e Botës.

Karim Benzema do të shkonte si një lojtar startues te Franca, pasi fitoi Topin e Artë.

Kupa e Botës është një trofe që i mungon në regjistra, prandaj një medalje eventuale do t’i plotësonte arritjet e tij në karrierën prej futbollisti.