Lajme

Deputeti i LVV-së publikon foto nga Kuvendi i Shqipërisë

11/27/2022 10:10
nga:Astrit Gashi

Mbledhja mes Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë pritet të fillojë së shpejti.

Kjo mbledhje e përbashkët mes dy kuvendeve shqiptare po bëhet me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ndërkohë, pak para fillimit të kësaj mbledhje, deputeti i LVV-së Agon Batusha ka ndarë fotografi me publikun nga atje.

“Mbledhja e I-rë e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë”, shkroi ai në Facebook.