Enzo Fernandez debutoi këtë të shtunë, me fanellën e Argjentinës. Mesfushori i Benfica-s shënoi golin e dytë të Albiceleste-s në fitoren (2-0) ndaj Meksikës.
Ai ishte shumë i emocionuar pas ndeshjes dhe tha se sot përmbushi ëndrrën e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
“Gjithmonë kam ëndërruar të luaj me këtë fanellë që kur isha fëmijë. Sot përmbusha ëndrrën time për të shënuar në një Botëror. Jam vërtet i lumtur. Është një grup i fortë, i cili ka treguar se është i krijuar për skenat e mëdha. Të vazhdojmë këtë rrugë. Jam shumë i lumtur, sepse grupi e meritoi këtë fitore”, ka reaguar ai, cituar nga kanalet zyrtare të kombëtares argjentinase.
Enzo Fernández ua dedikoi triumfin të gjithë argjentinasve: “Për të gjithë njerëzit që erdhën nga Argjentina për të na mbështetur dhe për të gjithë ata që janë në shtëpi [në Argjentinë] duke bërë tifo për ne, kjo fitore është për ju!”.
/GazetaBlic Sport/