Argjentina ka arritur një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme ndaj Meksikës.
Ishte edhe një herë super heroi i kësaj kombëtarje, Leo Messi që doli në skenë dhe shënoi gol të mrekullueshëm, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar ishte 2 me 0, me Messin që ‘bombardoi’ portën kundërshtare në minutën e 65-të, kurse Fernandez vendosi shifrat përfundimtare me një super gol në fund të ndeshjes.
Leo Messi ishte i emocionuar pas ndeshjes: “Ne e dinim se duhej të fitonim sot dhe një Botëror tjetër do të fillonte për ne. Ne dinim gjithashtu se si ta bënim atë”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/