Franca ka triumfuar ndaj Danimarkës në ndeshjen e dytë të Kupës së Botës.
Ishte një ndeshje shumë interesante që përfundoi me shifrat 2 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Kylian Mbappe ishte ‘fjala kryesore’ e këtij takimi duke realizuar dy gola, kurse Christensen e realizoi golin për danezët.
‘Gjelat’ tashmë e kanë siguruar kalimin tutje në fazën eliminuese, kurse Danimarka këtë gjë duhet ta kërkojë në ndeshjen e fundit ndaj Australisë, një barazim ose një humbje në atë ndeshje do t’i dërgonte në shtëpi.
/GazetaBlic Sport/