Belgjika do përballet me Marokun në ndeshjen e dytë të Kupës së Botës.
Trajneri i belgëve, Martinez e ka konfirmuar se sulmuesi kryesor i kombëtares do jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Marokut, përcjell GazetaBlic Sport.
“Lukaku do të jetë aty kundër Marokut por nuk do të startojë. Ai po stërvitet mirë, por duhet të shohim se si do të sillet fiziku i tij. Ai u stërvit shumë, shumë mirë sot”,- tha Martinez për shtatlartin belg.
Ndërkaq, i pyetur për mungesat e tjera, tekniku i djajve tha se Belgjika ka shumë lojtarë me cilësi dhe me përvojë, gjë e cilë i bën mungesat thuajse “të padukshme”.
/GazetaBlic Sport/