Sulmuesi francez Karim Benzema nuk do të luajë në Kupën e Botës. Fituesi i Topit të Artë këtë sezon duhej të ishte aseti më i fortë i skuadrës së Didier Deschamps në Katar, por për shkak të një dëmtimi kuadriceps, ai u largua nga kampi i kombëtares dhe do ta ndjekë nga tribuna.
L’Equipe shkruan se atmosfera në dhomat e zhveshjes është shumë më e mirë që nga largimi i Benzema, gjë që nuk është aq e habitshme, përcjell GazetaBlic Sport.
Olivier Giroud, i cili luan si sulmues qendror, shënoi dy gola në një fitore 4:1 dhe kështu barazoi rekordin e të gjitha kohërave me Thierry Henry.
Kujtojmë se Benzema është vetëm një në serinë e lojtarëve të rëndësishëm të Francës të dëmtuar. Nkunku, Pogba, Kante, Maignan dhe që nga ndeshja e fundit Lucas Hernandez nuk mund të luajë për Francën në Katar.
/GazetaBlic Sport/