Lajme

Rrahje mes nëntë personave në Drenas, tre prej tyre marrin tretman mjekësor

11/26/2022 09:07
nga:Y I

Një rrahje mes nëntë personave ka ndodhur në Gllogoc.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në mesin e tyre janë gjashtë persona të mitur.

Si pasojë e përleshjes tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe u është ofruar tretman mjekësor.

“Rr. Ilaz kodra, Gllogoc 24.11.2022 – 23:16. Raportohet se pas një mosmarrëveshje në një biliardo, janë përfshirë në rrahje nëntë të dyshuar meshkuj kosovarë, gjashtë të mitur. Si pasojë e përleshjes tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe u është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në raport.