Lajme

Mehaj: 28 Nëntori do të mbetet gjithmonë festa më e madhe e shqiptarëve

11/25/2022 21:58
nga:Y I

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se 28 Nëntori është dhe do të mbetet gjithmonë festa më e madhe kombëtare e gjithë shqiptarëve.

“Për nder të 110 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, fillimisht me Trupat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqiperisë që janë duke shërbyer në kuadër të KFOR-it, pastaj në organizimin nga ambasada e Shqipërisë në Kosovë, festuam dhe uruam 110 vjetorin e pavarësisë” shkruan Mehaj në Facebook raporton Gazeta Blic.

“Bashkëpunimi dhe koordinimi ynë me Shqipërinë është i natyrshëm, nënkuptueshëm dhe i pashkëputshëm, jemi të pandarë sepse jemi një, jemi një sepse jemi të pandarë”

Postimi i plotë: