Ka përfunduar ndeshja mes Holandës dhe Ekuadorit.
Rezultati përfundimtar ishte 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Pavarësisht se pritej një fitore e ‘Tulipanëve’, kombëtarja latine tregoi një paraqitje shumë të mirë në fushë, madje mund ta fitonte edhe ndeshjen.
Holandezët kaluan në avantazh me golin e shënuar nga Gakpo, por një gol i Enner Valencias i barazoi shifrat në pjesën e dytë dhe vendosi epilogun përfunditmar.
“Kundër Senegalit, ne nuk ishim rehat me posedimin e topit. Lojtarët e mi do të duhet të përmirësohen shpejt. E njëjta gjë ndodhi edhe kundër Ekuadorit. Prodhimi ynë në sulm ishte veçanërisht i dobët”, theksoi trajneri i Holandës pas ndeshjes, Louis van Gaal.
/GazetaBlic Sport/