Lajme

Kurti takon Solanën, i shpreh mirënjohjen për rolin në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës

11/25/2022 18:23
nga:Y I

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar në Madrid ish–Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana, raporton Gazeta Blic.

Në njoftimin për media të ZKM-së thuhet se kryeministri Kurti pati një bisedë të ngrohtë dhe të hapur mbi gjendjen e Kosovës, të rajonit, por edhe të Evropës, përballë luftës ruse në Ukrainë.

Kurti i ka shprehur mirnjohjen Solanës për rolin në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për rolin e z.Solana gjatë dy momenteve përcaktuese për popullin tonë: çlirimin tonë në vitin 1999, si dhe shpalljen e pavarësisë në vitin 2008. Përvoja e z.Solana, si ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe ish-Përfaqësues i Lartë i Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së është e çmueshme për
Republikën e Kosovës dhe e paharrueshme për popullin e Kosovës” thuhet në njoftimin e ZKM-së raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në Madrid ish–Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana.

Pas privilegjit të një vizite me z. Javier Solana në muzeun kombëtar Museo Nacional del Prado, ku ai është Drejtor i Patronazhit të këtij muzeu me famë ndërkombëtare, Kryeministri Kurti pati një bisedë të ngrohtë dhe të hapur mbi gjendjen e Kosovës, të rajonit, por edhe të Evropës, përballë luftës ruse në Ukrainë.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për rolin e z.Solana gjatë dy momenteve përcaktuese për popullin tonë: çlirimin tonë në vitin 1999, si dhe shpalljen e pavarësisë në vitin 2008. Përvoja e z.Solana, si ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe ish-Përfaqësues i Lartë i Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së është e çmueshme për Republikën e Kosovës dhe e paharrueshme për popullin e Kosovës.

​