Didier Deschamps përgatit tre ndryshime në mbrojtje në njëmbëdhjetëshen e parë franceze për ndeshjen kundër Danimarkës.
Sipas L’Equipe, qendërmbrojtësi i Barcelonës Jules Kounde do të zëvendësojë Benjamin Pavard në të djathtë, ndërsa Raphael Varane, i cili është rikuperuar plotësisht nga lëndimi, do të zërë vendin e Ibrahima Konate së bashku me Dayot Upamecano në bosht, përcjell GazetaBlic Sport.
Në krahun e majtë ndryshimi do të jetë i detyruar, pasi Lucas Hernandez pësoi një dëmtim të rëndë në gju gjatë ndeshjes kundër Australisë dhe do të zëvendësohet nga vëllai i tij, Theo.
Kështu, Franca do të rreshtohet në këtë mënyrë kundër danezëve: Lloris; Koundé, Varane, Upamecano dhe Theo Herández; Tchouameni dhe Rabiot; Dembele, Griezmann dhe Mbappe; Giroud
/GazetaBlic Sport/