Uellsi pësoi humbje të papritur nga Irani me rezultat 2 me 0.
Gareth Bale, kapiteni i Uellsit, foli për BBC-në pas disfatës ndaj Iranit të pësuar në xhiron e dytë të Grupit B në Kupën e Botës në Katar, përcjell GazetaBlic Sport.
“Jemi të shkatërruar, nuk mund ta themi ndryshe. Ne luftuam deri në fund, por është një nga ato gjëra të vështira për t’u gëlltitur, por ne duhet të rikuperojmë forcat tona dhe të fillojmë përsëri. Duhet të rikthehemi menjëherë. Do të jetë e vështirë, por ne kemi një ndeshje tjetër në grup dhe duhet ta shijojmë këtë mundësi”, tha ai.
Kujtojmë se ndeshjen e ardhshme Uellsi do e luajë ndaj Anglisë.