Lajme

Gruaja e vrarë me sëpatë, kujtohet nga kolegët e saj të shkollës “Dardania”: Ajo ishte e qetë dhe e edukuar

11/25/2022 11:56
nga:N M

Gruaja e raportuar se është vrarë me sëpatë nga bashkëshorti i saj mëngjesin e së premtes, ishte mësimdhënëse në shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Dardania” në Prishtinë.

Drejtoria e shkollës përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ka njoftuar se e ndjera ishte arsimtare e lëndës së Gjeografisë në këtë shkollë.

Po ashtu, sipas drejtorisë së shkollës, për shkak të ngjarjes tragjike janë anuluar të gjitha aktivitetet e shkollës të parapara për Festën e Falmurit.

“Me dhimbje të thellë sot më datë 25.11.2022 në orët e mëngjesit morëm lajmin e ndarjes nga jeta të koleges sonë znj. Sadije Miftari- Godeni, arsimtare e lëndës së Gjeografisë. Ajo u shqua gjithmonë si person i qetë dhe i edukuar, dhe do ta kujtojmë me mall gjithmonë edhe për kontributin e saj shumëvjeçar meqë shkolla humbi një person shumë të dashur.

Me këtë rast, poashtu ju njoftojmë se të gjitha aktivitetet e planifikuara sot në shkollë për nder të Festës së Nëntorit anulohen!

Arsimtares sonë i pushoftë shpirti në paqe!”, thuhet në njoftim.