Mbrojtësi i Fiorentinës, Nikola Milenkovic, foli për TLN TV pas humbjes së Serbisë ndaj Brazilit:
“Ne ende na vjen keq për pjesën e dytë në të cilën nuk ishim në nivel, dhe Brazili tregoi gjithçka. Cilësi që e bëjnë atë një nga favoritët për të fituar Kupën e Botës. Nuk duhet të mendojmë shumë për këtë ndeshje, por e të përqendrohemi në dy ndeshjet e ardhshme që janë shumë të rëndësishme. Ne duhet të japim gjithçka për të fituar dhe për të kaluar në raundin tjetër.” Humbëm shumë topa, i humbëm lehtësisht, këtu Brazili bëri diferencën”, tha ai.
Kujtojmë se Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit do luajnë ndaj Serbisë në ndeshjen e tretë të grupit G.
/GazetaBlic Sport/