Kupa e Botës 2022

Fred: Po lutemi për Neymar, kemi punuar shumë që prej Botërorit të kaluar

11/25/2022 10:28
nga:E K

Mesfushori i kombëtares braziliane Fred ka folur pas fitores 2-0 ndaj Serbisë.

“Që kur përfundoi Kupa e Botës 2018 në Rusi, njerëzit kanë punuar për këtë, për të arritur të fortë në këtë Kupë. Dhe këtu është rezultati, rezultati i parë, apo jo? Duhet të mbajmë këmbët në tokë sepse nuk kemi arritëm çdo gjë. Ishte një fitore e madhe kundër një ekipi të madh. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të përkushtohemi për të arritur qëllimin final”, tha ai, përcjell GazetaBlic Sport.

Rreth Neymar? “Ne nuk shkuam as në dhomën e zhveshjes. Le të shpresojmë se nuk është asgjë, që ai të rikuperohet shpejt dhe të jetë në fushë në ndeshjen e ardhshme, sepse ai është shumë i rëndësishëm për ekipin tonë”.

Për golin e Richarlison. “Është rezultat i stërvitjes. Nuk është e lehtë të arrish atje dhe të shënosh. Është rezultat i stërvitjes së tij dhe të gjithë grupit. Duhet të festojmë sot, por nesër të punojmë dhe të vendosim këmbët në tokë në mënyrë që rezultati tjetër të jetë gjithashtu pozitive”.

/GazetaBlic Sport/