Pas fitores 2-0 të Brazilit ndaj Serbisë, me një dygolësh të Richarlison, Tite ka folur për dëmtimin e pësuar të Neymar.
“Ju mund të jeni i sigurt se Neymar do të luajë pjesën tjetër të Kupës së Botës, unë jam i sigurt për këtë. Do të luajë. Pikërisht në lidhje me Neymarin dua të bëj një vëzhgim teknik dhe taktik. Ai qëndroi në fushë në dy golat që shënuam, duke ndjerë dhimbje në kyçin e këmbës, sepse skuadra kishte nevojë për të. Në njërën prej tyre ai pati një pjesëmarrje vendimtare. Ai kishte aftësinë për të kapërcyer vështirësitë”, tha ai në një konferencë për shtyp, përcjell GazetaBlic Sport.
Trajneri brazilian festoi në mënyrë të çmendur me pjesën tjetër të stafit trajner një nga golat e Richarlison.
Brazili del sërish në fushë të hënën, kundër Zvicrës, në raundin e dytë të Kupës së Botës.
/GazetaBlic Sport/