Kupa e Botës 2022

Dështuan e u gjunjëzuan në fushë, serbët bëjnë pak ‘filma’ me elemente skandaloze nacionaliste

11/24/2022 23:50
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja mes Brazilit dhe Serbisë.

Kombëtarja nga Amerika Latine ka shkëlqyer duke triumfuar me rezultat 2 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një paraqitje fantastike në pjesën e dytë nga brazilianët, atje ku Richarlison ishte i jashtëzakonshëm duke realizar dy gola.

Nuk kishte pothuajse asgjë nga Serbia në këtë takim, skuadër kjo që mbetet e fundit në grup. Dështimin e madh në fushë serbët u munduan ta mbulojnë me disa elemente skandaloze.

Ata shpalosen një flamur me ngjyrat e shtetit serb, teksa në të ishte harta e Republikës së Kosovës. Ky flamur është parë edhe në dhomën e reprezentacionit të Serbisë.

Në këtë flamur është mbishkrimi “Nema Predaje”, që në shqip bie “Nuk ka dorëzim”.