Lëndimi i Neymar gjatë ndeshjes kundër Serbisë po krijon shqetësim të madh te brazilianët.
Mjeku i Kombëtares së Brazilit, Rodrigo Lasmar, ka folur për situatën pas triumfit 2-0 ndaj serbëve, me dy golat e Richarlison, përcjell GazetaBlic Sport.
“Edhe me dhimbje, Neymar zgjati edhe 11 minuta në fushë dhe ky është një fakt i rëndësishëm që duhet marrë parasysh në evoluimin e situatës. Pësoi një ndrydhje, kyçin e këmbës u fry, tashmë filloi trajtimi. Duhet të presim 24 deri në 48 orë, tani për tani është e parakohshme të japim parashikime. Ne do të jemi nën vëzhgim dhe do të ndjekim Neymar me trupin tonë të fizioterapistëve”, tha Rodrigo Lasmar.
/GazetaBlic Sport/