Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Brazilit dhe Serbisë.
Rezultati pas 45 minutave të parë është 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një dominim i kombëtares së Brazilit, por që nuk e gjeti dot rrugën e golit.
Vinicius Junior dhe Raphinha i kishin rastet më të mira, me sulmuesin e Real Madridit që dështoi i vetëm para portierit Savic.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.
/GazetaBlic Sport/