Kupa e Botës 2022

Leao: I lumtur që shënova, ishte ndeshje e përgaditur mirë

11/24/2022 20:13
nga:E K

Rafael Leao doli hyri në lojë në minutën e 77-të dhe ishte në periudhën më të mirë të Kombëtares, pasi shënoi golin e tretë për Portugalinë në ndeshjen kundër Ganës.

Pas ndeshjes për media foli ylli i Milanit, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ishte diçka që e kam kërkuar për një kohë të gjatë. Kam arritur të ndihmoj skuadrën dhe jam shumë i lumtur, por më e rëndësishmja është fitorja. Që në fillim kishim iniciativën në lojë, kërkuam golat dhe grupi është për t’u përgëzuar”, tha ai duke folur për CNN Portugal.

I pyetur për hyrjen e tij në fushë, Rafael Leao tha: “Trajneri e përgatiti ekipin shumë mirë, ne e dinim se ata ishin shumë të fortë në kundërsulm. Ne morëm iniciativën në lojë dhe ata qëndruan prapa për një kohë të gjatë, por ne u përmirësuam në pjesën e dytë, treguam një qëndrim tjetër dhe ishim të lumtur”.

/GazetaBlic Sport/