Kupa e Botës 2022

Achraf Hakimi nuk ka lëndim serioz, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të Marokut

11/24/2022 19:31
nga:E K

Lëndimet e lojtarëve po bëhen problem serioz në “Katar 2022”.

Maroku i lehtësuar: Lëndimi i Hakimit nuk duket i rëndë. Lëndim i lehtë në kofshë për anësorin e PSG-së, por ndjesitë e para nuk sugjerojnë një problem shumë serioz.

Së shpejti do bëhen testime të reja, për të ditur situatën e detajuar të tij.

Situata e Noussair Mazraoui, mesfushorit të Bayernit, duket pak më e rëndë: nga testet e radhës do të kuptohet nëse ai mund të vazhdojë apo jo në Botëror.

/GazetaBlic Sport/