Portugalia e ka nisur mbarë aventurën në Kupën e Botës.
Lojtarët e Santos arritën fitore me rezultat minimal 3-2 ndaj Ganës, shkruan GazetaBlic Sport.
Llogarinë e golave e hapi, Cristiano Ronaldo i cili realizoi nga penalltia në minutën e 65’të të takimit.
Për të barazuar rezultatin u përkujdes, Ayew i cili shënoi në minutën e 73’të me asistimin e Kudus.
Felix dhe Leao shënuan dy gola të shpejt në minutat 78 dhe 80 falë asistimeve të Bruno Fernandes.
Bukari realizoi për të vendosur epilogun e takimit në minutën e 89’të të duelit.
/GazetaBlic Sport/