Harry Kane është i aftë dhe mund të rikuperohet në funksion të ndeshjes së nesërme në mes të kombëtares angleze dhe SHBA-së në ndeshjen e dytë të grupeve të Botërorit në Katar.
Trajneri anglez Southgate e bëri të ditur lajmin personalisht, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ai është mirë. Ai ka stërvitur ndaras, por është gati të dalë në fushë. Lajm i mirë edhe për Maguire, i cili u zëvendësua të hënën pas një goditjeje në kokë, por do të mund të dalë në fushë nesër“, tha ai.
Anglia luan me SHBA nesër nga ora 20:00.
/GazetaBlic Sport/