Lajme

Eksperti i sigurisë: Në Evropë nëse s’ka dorë amerikane, ka grusht rus

11/24/2022 15:36
nga:G B

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se shqiptarët, veçmas ata të Kosovës, janë mirënjohës ndaj SHBA-ve për mirëqenien shqiptare, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ne e dimë se nëse nuk ka dorë amerikane në Evropë, ka grusht rus.

Postimi i tij i plotë:

Shqiptarët në përgjithësi, dhe veçmas shqiptarët e Republikës së Kosovës, i janë mirënjohës SHBA-së për mirëqenien shqiptare!

Të paktën, ne e dimë këtë, për dallim prej shumë popujve tjerë evropianë, të cilët shpeshherë harrojnë që, nëse nuk ka dorë amerikane në Evropë, atëherë ka grusht rus.