Asistim dhe debutim perfekt për Xherdan Shaqirin në Kupën e Botës.
Shaqiri ishte autori i asistimit për golin e Embolos. Anësori i Zvicrës u shpreh i lumtur për fitoren ndaj Kamerunit, por tha se mund të fitonin më thellë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Duam të nisnim mirë. Por duhet thënë se të dyja skuadrat nuk e nisëm mirë. Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë: krijuam më shumë raste dhe arritëm të bënim 1-0. Në fund mund të ishte 2-0 ose 3-0 nëse do të kishim luajtur më mirë shanset tona. Në fund, ajo që ka shumë rëndësi është se ne arritëm të fitonim ndeshjen e parë. Detyra e parë është kryer, por tani duhet të përmirësohemi ndjeshëm”, tha Shaqiri SRF.ch.
/GazetaBlic Sport