Lajme

“Krejt kjo dramë u krijua pa nevojë, Kosova ra në grackën e Serbisë”

11/24/2022 14:00
nga:Genita C

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj në një intervistë për Gazeta Blic të gjithë situatën në veri e quan, dramë të panevojshme.

Qalaj thotë se, nëse Qeveria Kurti do të dëgjonte këshillën e partnerëve ndërkombëtar për shtyrjen e afatit të targave deri në 10 muaj, nuk do të përballeshim me një situatë të tillë.

“Nuk e di a është arrit marrëveshje apo jo, pasi Kurti pak më herët tha që nuk ka marrëveshje, por z.Borrell i ka ndryshuar fjalët. Unë urojë të jetë arritur marrëveshja e cila kontribon në uljen e tensioneve në veri, sepse Kosovës nuk i konvenon të kemi tensione dhe përplasje fizike. Krejt kjo dramë, është krijuar pa nevojë sepse Qeveria Kurti është dashur të koordinohet me SHBA-të dhe nëse kërkesa e tyre për shtyrjen e afatit të targave deri në 10 muaj do të dëgjohej, nuk do të ishte krijuar kjo dramë. Në çdo aspekt, shteti i Kosovës ka rënë në grackë të lojrave të Serbisë”, tha Qalaj për Gazeta Blic.

Qalaj i PDK-së: Është koha që Albin Kurti të shkojë në shtëpi, sa më shpejt që është e mundur