Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka deklaruar se marrëveshja e arritur dje në Bruksel për çështjen e targave në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk është fundi i procesit.
Pas arritjes së kësaj marrëveshjes për targat Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq, do të ftohen shumë shpejt në Bruksel për të filluar diskutimet për normalizimin e marrëdhënieve bazuar në propozimin franko-gjerman, ka thënë Stano.
“Marrëveshja e arritur dje nuk është fundi i procesit. Ky është fillimi i punës që shpresojmë se do të na nxjerrë nga kjo situatë e përhershme e zgjidhjes së krizave dhe do të na lejojë të fillojmë një fazë të re të trajtimit të çështjeve”, ka deklaruar Stano në një konferencë për media.