Kombëtarja e Zvicrës ka fituar ndeshjen e parë në Kupën e Botës 2022 në Katar.
Zvicra ka triumfuar në këtë duel me rezultatin minimal 1:0, duke marrë kështu tre pikë tepër të mëdha, përcjell GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm në këtë duel e realizoi Embolo, pas asistimit të Xherdan Shaqirit.
Megjithatë, lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall Yan Sommer.
Portieri i Zvicrës kishte disa intervenime të mira, me ç’rast edhe u shpall më i miri i takimit.
Ndeshjen e ardhshme, Zvicra luan ndaj Brazilit me 28 nëntor.
/GazetaBlic Sport


