Shefi i Twitter, Elon Musk ka ndarë një statistikë që pretendon se trafiku i Kupës së Botës arrin pothuajse 20,000 tweete në sekondë.
Punonjësit e larguar së fundmi thanë se Twitter kishte një shans 50 për qind për një ndërprerje të madhe që mund ta çonte faqen jashtë linje gjatë Kupës së Botës.
Kompania humbi pothuajse 5,000 punonjës që nga marrja në pronësi e Musk. Stafi dha dorëheqjen me shumicë pasi ai lëshoi një ultimatum ose të angazhohej për të punuar jashtëzakonisht shumë ose të largohej.
“Trafiku i Kupës së Botës arriti pothuajse 20,000 tweet-e në sekondë sot! Punë e shkëlqyer nga ekipi i Twitter që menaxhon përdorimin e rekordeve”, shkruan Musk.
World Cup traffic hit almost 20,000 tweets per second today! Great work by Twitter team managing record usage.
— Elon Musk (@elonmusk) November 23, 2022