Brazili do të nisë Kupën e Botës 2022 duke sfiduar Serbinë sonte në Katar (20:00).
Një ndeshje që mund të lejojë që Neymar t’i afrohet rekordit të Pele me Seleçao. Numri 10 i PSG-së është vetëm dy gola larg paraardhësit të tij legjendar.
Pas një fillimi të shkëlqyer të sezonit me fanellën e PSG-së, futbollisti 30-vjeçar, autor i 15 golave dhe 12 asistimeve në 20 paraqitje këtë sezon (në të gjitha garat), zbarkoi në Katar me dëshirën për të shkëlqyer. Në momentin e afrimit të Botërorit të tretë, kapiteni i Brazilit duket më i motivuar se kurrë.
Që nga grumbullimi i tij i parë në gusht 2010, gjatë një ndeshjeje miqësore në New Jersey të fituar kundër Shteteve të Bashkuara (0-2), ai ka shënuar 75 gola në 121 takime. Mjaftojnë për ta bërë atë golashënuesin e dytë më të mirë në Brazil, të gjitha kohërave. Vetëm dy gola më pak nga rekordi i Pele (77).
Neymar synon ta thyejë këtë rekord në Botëror.
/GazetaBlic Sport