Mesfushori maroken Sofyan Amrabat i ka kënaqur të gjithë me lojën e tij në ndeshjen ndaj Kroacisë dhe ka qenë në qendër të vëmendjes në fillim të pjesës së dytë.
Marokenët e analizuan shkëlqyeshëm lojën e Kroacisë dhe në fund u mbrojtën shumë më lehtë se sa pritej.
Në 90 minuta lojë, Kroacia ka arritur të krijojë vetëm një rast real dhe duket se i ka munguar pak guximi për të shënuar gol.
Në veçanti, Amrabat i ka gëzuar të gjithë me lojën e tij, i cili ka arritur të ndalojë yjet më të mëdhenj kroatë, duke ua lehtësuar kështu punën bashkëlojtarëve.
Në fillim të pjesës së dytë, Amrabat u gjend në qendër të vëmendjes pasi u vonua duke dalë nga dhoma e zhveshjes, duke hapur kështu një “polemikë” për atë që ndodhi.
Mediat e huaja raportuan menjëherë se Amrabat ka “ngecur” në tualet dhe se kjo ka qenë arsyeja e vonesës së tij.
“Kam lexuar disa gjëra vërtet qesharake, por asnjëra prej tyre nuk është e vërtetë. Më duhej të hiqja mbrojtëset e këmbës për të marrë trajtim në pjesën e parë dhe nuk mund t’i gjeja më pas,” tha Amrabat.
Kështu u zbardh misteri pse ky futbollist i madh u vonua në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes së djeshme.