Manuel Neuer ka folur për heqjen e shiritit One Love.
Kapitenët e një sërë skuadrash evropiane planifikonin ta përdornin këtë shirit si një protestë kundër të gjitha llojeve të diskriminimit në shoqëri, por e braktisën këtë veprim për shkak të sanksioneve të mundshme nga FIFA. Para ndeshjes me Japoninë, lojtarët e kombëtares gjermane mbuluan gojën me duar në një foto.
“Nuk doja ta dobësoja skuadrën me skualifikime, heqje pikësh apo kartona të verdhë.
Fakti që një vendim i tillë u mor në momentin e fundit na erdhi si një surprizë e pakëndshme. Kjo nuk preku vetëm ne, por edhe të gjitha vendet e tjera që donin të merrnin pjesë.
Ne diskutuam [foto me gojë mbyllur] dhe të gjithë ranë dakord. Thamë se mund të na marrin shiritin, por nuk do të na heshtin kurrë, sado që FIFA të dojë. Ne mbrojmë vlerat dhe të drejtat tona të njeriut. Ne donim ta tregonim atë”, tha portieri gjerman./abcnews