Kupa e Botës 2022

Nesër ndeshje fantastike në Kupën e Botës, në fushë zbresin Xhaka dhe Shaqiri, Brazili gati për spektakël

11/23/2022 22:46
nga:Mergim Rreci

Kupa e Botës vazhdon edhe nesër me disa ndeshje jashtëzakonisht interesante.

Në fushë zbresin edhe shqiptarët me Zvicrën, me Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin që kërkojnë vetëm fitoren në ndeshjen e parë ndaj Kamerunit. Ky takim fillon në ora 11:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Në ora 14:00, Uruguaji do të përballet me Korenë e Jugut, kurse në ora 17:00, Portugalia e Cristiano Ronaldos e zhvillon ndeshjen e parë ndaj Ganës.

Në mbrëmje, kombëtarja e Brazilit e fillon aventurën në Katar, ku nga ora 20:00 do të përballet me Serbinë.

/GazetaBlic Sport/