Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka publikuar pamjet e urës mbi Drinin e Bardhë në Rogovë, e cila sot është bllokuar për qarkullim, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se ura është dëmtuar para 2 vitesh nga vërshimet dhe nuk është bërë asnjë intervenim.
Ai ka thënë se me buxhet është paraparë që ndërtimi i saj të nis me 2023 e të përfundojë në 2025.
Postimi i tij i plotë:
Ura mbi Drinin e Bardhë në Rogovë sot është bllokuar për qarkullim. Në janar bëhen dy vite nga kur është dëmtuar nga vërshimet. Asnjë intervenim për dy vite. Tani e kanë paraparë në buxhetin e vitit 2023 të nisin ndërtimin, e ta përfundojnë në vitin 2025.
(Informatat dhe foto nga një banor i Rogovës)


