Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka kujtuar sot babanë e tij Xhemal Mustafa, në 22 vjetorin e vrasjes, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se e kujton përhumbur në mendime të thella, se si insistonte në themelimin e një lëvizje që buronte nga populli që ta nxirrte popullin shqiptar nga errësira.
Mustafa ka shtuar se misioni i tij mbetet polare për jetën e tij dhe se kru të takohen përsëri, do të vazhdojnë diskutimet aty ku i kanë lënë 22 vite më parë.
Postimi i tij i plotë:
Bab, të kujtoj kështu të përhumbur në mendime të thella kur papritmas fikje cigaren dhe vazhdonim diskutimin mbi historinë shqiptare, aty ku e kishim lënë javë më parë… Të kujtoj si i nxitur nga historia e kombit tonë me urgjencë e këmbëngulje të bashkëthemeloje një lëvizje që buronte nga populli, për popullin. Një lëvizje për të nxjerrë popullin shqiptar në Ballkan nga errësira dhe për ta orientuar në drejtim e saj të natyrishëm euro-atlantik. Një lëvizje që bashkonte të gjithë shqiptarët drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.
Të kujtoj si misionar që pikëpamjet tona të ndryshme politike, fetare, socio-ekonomike, etj. i bashkonte në përballjen tonë kombëtare me fatin e ligë që kishim pasur.
Ky mision yti mbetet yll polar për jetën time.
Kur të të shoh përsëri do t’vazhdojmë diskutimin mbi historinë e kombit tonë… aty ku e lamw 22 vite më parë.


