Kupa e Botës 2022

Spanja e jashtëzakonshme në ndeshjen e parë, e ‘çmonton’ Kosta Rikën me 7 gola

11/23/2022 18:59
nga:Mergim Rreci

Spanja ka siguruar një fitore fantastike në ndeshjen e parë të Kupës së Botës.

‘Furia e Kuqe’ ka triumfuar me rezultat 7:0 ndaj Kosta Rikës, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një paraqitje fantastike nga të drejtuarit e Luis Enrique, atje ku mund të shënonin madje edhe më shumë gola.

Golin e parë në ndeshjen e shënoi Dani Olmo, kurse Asensio dhe Torres shënuan dy golat e tjerë në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Torres shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Spanjën, kurse Gavi, Soler dhe Morata i shënuan tre golat e tjerë në fund të ndeshjes.

/GazetaBlic Sport/