Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka thënë se zyrtarët e pushtetit po dalin qesharakë dhe po e dëshmojnë injorancën e tyre të skajshme, duke u munduar ta arsyetojnë vendimin skandaloz të Qeverisë për pagat e gjykatësve dhe prokurorëve, raporton gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se pushteti është arma më e mirë për ta kuptuar se sa vlen secili lider, por edhe për ta kuptuar servilizmin e disa personave që e mbrojnë pushtetin pa argumente.
Postimi i tij i plotë:
Talentat e pushtetit ne aksion duke tentu me arsyetu vendimin skandaloz te qeverise per pagat e gjykatesve dhe prokuroreve.
Sa qesharak po dalin, aq edhe po e deshmojne injorancen e tyre te skajshme.
Pushteti eshte arma me e mire me kuptu se sa vlen secili lider, por edhe me kuptu sakte servilitetin e disave qe me ZERO argumente e mbrojne pushtetin.


