Analisti politik, Petrit Zogaj, ka thënë se Kurti po kërkon rrugë që ta rrëzojë Qeverinë, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ai dëshiron që rrëzimi të ngjajë me atë të vitit 2022, por që opozita nuk duhet t’ia plotësojë.
Zogaj ka thënë se edhe nëse VV e inicion një mocion votëbesimi në Kuvend, partitë opozitare nuk duhet të marrin pjesë në atë seancë.
Postimi i tij i plotë:
Fenomeni Kurti po kërkon rrugë që me e rrëzu Qeverinë. E dëshirueshme për të është që ky rrëzim me ngja me atë të vitit 2020, pra të bie nga presioni ndërkombëtar dhe të fajësonte opozitën për konspiracionesh në lidhje me ndërkombëtarët dhe Serbinë. Sepse kjo pastaj i duhet për fushatë zgjedhore. Këtë dëshirë opozita nuk duhet me ia plotësu. Edhe sikur LV të inicionte mocion votëbesimi në Kuvend, partitë opozitare duhet mos me marrë pjesë në atë seancë.


