Të mërkurën, në cilësinë e dëshmitarit është dëgjuar M.T, në rastin ku për uzurpimin e një prone në një fshat në Lipjan po akuzohet A.G. I njëjti ka thënë se, është tërheq nga blerja sepse nuk ka qenë i interesuar të ketë probleme me askënd.
Dëshmitari gjatë deklaratës së tij ka thënë se, ai faktikisht e ka blerë atë paluajtshmëri por është tërheq sepse nuk ka qenë i interesuar me pas probleme me fqinjët dhe askënd.
Sipas tij, ai i ka pyet shitësit, a i kanë njoftuar për shitjen fqinjët së pari dhe sipas tij, njëjtit i ka thënë se po, por nuk kanë qenë të interesuar, pastaj ai ka shkuar te ara dhe është takuar me vëllain e të akuzuarit dhe djalin e të njëjtit, Sh. M.
Më pas i njëjti është pyetur nga përfaqësuesi i të dëmtuarve, avokati Egzonis Hajdini se a ka pasur ndonjë veprim prej familjes M., që e kanë detyruar të tërhiqet.
“Kur vëllai i të akuzuarit A. më ka thënë se duhet t’i blejë shtëpitë e tyre, unë e kam parë se nuk janë të kënaqur me blerjen time dhe jam tërheq”, ka thënë dëshmitari T., duke shtuar se, kërcënime për vrasje apo diçka tjetër nuk ka pasur por mesazhi që ka marr e ka kuptuar që nuk është i dëshirueshëm dhe është tërhequr.
Tutje, dëshmitari ka thënë se, i akuzuari A, nuk ka qenë në shtëpi kur ai ka qenë në shtëpinë e tij.
Ndërsa, lidhur me marrëveshjen që ka bërë me të dëmtuarit lidhur me blerjen e asaj paluajtshmërie, dëshmitari ka thënë se vetëm gojarisht janë dakorduar për shitblerje.
Në fund të deklaratës së tij, dëshmitari ka thënë se gjatë bisedimeve me SH., njërin nga vëllezërit e të akuzuarit M, ai ia ka ofruar mundësin që pjesa të shfrytëzohet nga ta, pra shtëpia me oborr dhe disa pemë mbrapa shtëpisë afërisht 30 ari do të ua fali vetëm që ta marr pjesën tjetër dhe të jenë fqinj, mirëpo sipas tij, ai nuk ka pranuar.
Pas dëgjimit të dëshmitarit T., seanca ka vazhduar me marrjen në pyetje të të akuzuarit M.
M, gjatë deklaratës së tij, ka thënë se qëndron pranë deklaratës së dhënë gjatë shqyrtimit gjyqësor më 2 maj 2022.
Tutje, i njëjti është pyetur nga përfaqësuesi i të dëmtuarve avokati Hajdari se a e njeh dëshmitarin T., dhe a janë takuar ndonjëherë më të njëjtin.
Lidhur me pyetjen e përfaqësuesit të të dëmtuarit Hajdari, i akuzuari M, ka thënë se po e njeh dëshmitarin pasi kanë qenë në shkollë fillore së bashku, ndërsa ka shtuar se nuk e ka takuar më pas luftës.
Tutje ka shtuar se nuk është në dijeni se dëshmitari T. e ka blerë atë paluajtshmëri.
Lidhur me deklaratën e të akuzuarit vërejtje kishte përfaqësuesi i të dëmtuarve, avokati Hajdari, dhe atë më arsyetimin se besojnë se i njëjti ka qenë në dijeni për atë marrëveshje.
Pas përfundimit të procedurës së provave, prokurorja Nebahate Salihi, përfaqësuesi i të dëmtuarve Hajdini dhe mbrojtësja e të akuzuarit sipas detyrës zyrtare Pajtesë Fera, deklaruan se fjalët përfundimtare do t’i paraqesin me shkrim.
Në këto rrethana, procedura në këtë çështje penale u përfundua ndërsa, shpallja e aktgjykimi do të bëhet më 29 nëntor 2022.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 2 nëntor 2020, i akuzuari prej datës së pavërtetuar e deri më 1 korrik 2019, në mënyrë të kundërligjshme ka pushtuar pronën e paluajtshme, në pronësi të të dëmtuarve R. S., dhe R. Sh., në anë mënyrë që pa autorizim ka hyrë në posedim faktik të paluajtshmërisë – në sipërfaqe prej 3.33 ha, të evidentuar tek vendi i quajtur Smonica, e regjistruar në Zonën Kadastrale Marec.
Sipas aktakuzës, në të njëjtën pronë ka mbjellë pemë dhe ka ndërtuar një shtëpi dhe me ato veprime i ka penguar të dëmtuarit t’i shfrytëzojnë pronat e tyre.
Me këtë, A. M, ngarkohet se ka kryer veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” nga neni 332, paragrafi 1 të Kodit Penal, ku kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vite.


