Lajme

“Zhdukja” e Memli Krasniqit dhe Lumir Abdixhikut

11/23/2022 14:19
nga:N M

“Fyt a fyt” kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po shtyhet në Bruksel për çështjen e targave dhe mundësinë e gjetjes se një marrëveshjeje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë , raporton Gazeta Blic.

Një “dyje” është çuar në këmbë duke nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Gjermania Italia dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian për gjetjen e një zgjidhje për tabelat ilegale në Veriun e Kosovës.

Secili diplomat e ambasador i huaj së paku ka reaguar për zhvillimet e fundit politike në Kosovës dhe thirrjet e vazhdueshme, që palët të gjejnë një ujdi përmes dialogut duke mos rrezikuar që përmes kryeneçësive të mos vie deri te një situatë, ku mund të rrezikohet siguria në veriun e Kosovës.

Përveç afatit që kanë kërkuar prej 48 orësh Shtetet e Bashkuara të Amerikës për targat, ata aktualisht janë angazhuar që përmes Brukselit të gjendet një zgjidhje për tabelat ilegale.

Si pasojë e kësaj,. në Bruksel do të takohen Besnik Bislimi e Petar Petkovic, konfirmim ky që tashmë është bërë edhe nga vet shefi i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Ku janë Memli Krasniqi Lumir Abdixhiku?

Sikurse asgjë nuk po ndodh në këtë vend, po sillen aktualisht dy liderët e partive më të mëdha opozitare në vend, Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku.

As edhe një fjalë të vetme nuk e kanë thënë për zhvillimet politike në vend, prej se ata ishin në udhëtim zyrtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Reagimin e fundit në faqen e tij zyrtare kryetari i LDK-së e ka të para katër ditëve, përderisa ai i PDK para dy ditëve.

Pos që kanë derdhur “vrerë” nga SHBA ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për prishje të raporteve me aleatë, Krasniqi e Abdixhiku nuk e kanë thënë as edhe një fjalë për situatën e krijuar ditëve të fundit.

Me dhjetarë herë të dy liderët e këtyre partive opozitare kanë thënë se kur në pyetje janë interesat e vendit të gjithë janë bashkë, por që duket se ditëve të fundit “me ose pa dashje” janë tërhequr nga këto qëndrime.

I vetmi që “natë e ditë” po kritikon qasjen e Albin Kurtit ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, është lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Thirrjet e tij ndaj Kurtit janë që të tërhiqet nga vendimi për targa duke u rreshtuar kështu përkrah kërkesës së Amerikës.

“Dorëzania” e SHBA-së për 48 orëshin – A do t`i bind Amerika, Kosovën e Serbinë për marrëveshje për targat ilegale në Bruksel?

Lladrovci i del në krah Kurtit: Ndërkombëtarët dikur na thonin mos e nisni luftën me Serbinë se ju zhdukin, por UÇK triumfoi