Ylli i Real Madridit ishte kapiten i kombit të tij në ndeshjen e tyre në Katar 2022 dhe arriti një moment historik të mahnitshëm gjatë rrugës.
Kroacia filloi fushatën e saj Katar 2022 sot me barazimin 0-0 ndaj Marokut, përcjell GazeataBlic Sport.
Fituesi i Topit të Artë të vitit 2018 u bë lojtari i parë që luan në Kupën e Botës FIFA dhe Kampionatin Evropian në tre dekada të ndryshme.
Modric bëri debutimin e tij në këtë kompeticion prestigjioz në vitin 2006, duke hyrë si zëvendësues në fazën e grupeve pasi ekipi i tij nuk arriti të kualifikohej në 16-shen e fundit. Dy vjet më vonë, ai bëri emër në skenën ndërkombëtare me aftësitë e tij të shkëlqyera.
Që atëherë, Modric ka vazhduar të luajë në tre Kupa Botërore të FIFA-s që përfshijnë dy dekada të tjera – Brazil 2014, Rusi 2018 dhe tani Katar 2022. Përveç kësaj, ai ka luajtur në çdo kampionat evropian që nga shfaqja e tij në Euro 2008 – në edicionet 2012, 2016 dhe 2020 (që u mbajt në vitin 2021).
/GazetaBlic Sport