Kupa e Botës 2022

Fillimi i pjesës së dytë të ndeshjes Kroaci – Marok u vonua, futbollisti mbeti në tualet!

11/23/2022 13:10
nga:Lorik J

Ndeshja Marok-Kroaci, e vlefshme për Grupin F të Botërorit “KATAR 2022” ende është pa gola. Në nisje të pjesës së dytë, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me mesfushorin maroken Sofjan Amrabat.

Ai kishte ngecur në tualet dhe u desh ndihma e trajnerit të tij që të rikthehej në lojë. Ai ka shkuar ta kërkojë dhe pasi e ka nxjerrë nga atje, Amrabat me shpejtësi është futur në fushën e blertë.

Kujtojmë se ndeshja mes Marokut dhe Kroacisë përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0.

Më poshtë momenti i Amrabat: